2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

AGK: Vdekja e Hivzi Krasniqit humbje për gazetarinë kosovare

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe miqve për vdekjen e gazetarit Hivzi Krasniqi.

Në telegramin e ngushëllimit për vdekjen e Krasniqit, AGK ka theksuar se vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë.

“Krasniqi do të mbahet mend si mjeshtër i rrallë, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit. Veprat e tij do të mbeten shembull për brezat e ardhshëm”, thuhet në telegramin e AGK-së.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me dhimbje të thellë, ka marr lajmin për vdekjen e doajenit të radiogazetarisë kosovare, Hivzi Krasniqi. Krasniqi ka ndërruar jetë mbrëmë në Prishtinë ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij, në Pejë. Krasniqi kishte punuar për shumë vjet si gazetar i Radio Kosovës ku edhe përfundoi karrierën e tij, e më parë kishte punuar edhe në mediumet tjera. Përveç si radio gazetar Hivziu ishte edhe tekstshkrues, duke lënë pas vete mbi 1,000 tekste të këngëve shqipe. AGK konsideron se vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë. Krasniqi do të mbahet mend si mjeshtër i rrallë, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit. Veprat e tij do të mbeten shembull për brezat e ardhshëm. AGK i shpreh ngushëllime familjes Krasniqi, miqve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit”, thuhet në telegramin e AGK-së.

Hivziu ka treguar prirje të dalluar në shkrimin e teksteve të këngëve hit dhe kështu pas vetes ka lënë mbi 1.000 tekste të dalluara me të cilat ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në këtë lëmi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img