Site icon PrishtinaPress

AGK reagon pas zjarrit që kaploi shtëpinë e gazetarit kosovar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas tentim zjarrvënies se garazhit të redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi.

Për AGK-në kërcënime të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe ndikojnë në punën e gazetarëve për të raportuar në një ambient të sigurt.

Andaj, kanë kërkuar urgjentisht nga organet kompetente që të hetohen motivet e këtij sulmi.

“Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të gjithë qytetarëve”, tha AGK-ja.

“Shtëpia mbante erë benzine gjithandej”- Gazetari kosovar tregon detaje për Insajderin

 

Exit mobile version