0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

AGK: Projektligji për KPM-në nuk është i qartë, krijon pasiguri juridike

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë një reagim tjetër lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, për të cilin thotë se qeveria e hartoi atë në procedurë jotransparente.

Majde sipas AGK-së, qeveria nuk e përfshiu fare shoqërinë civile dhe industrinë e mediave, dhe të njëjtën e aprovoi në kohë festash të fundvitit.

”Projektligji për Komisioni e Pavarur për Media është draftuar nga qeveria në procedurë jotransparente, pa përfshirjen e shoqërisë civile dhe të industrisë së mediave dhe është aprovuar në qeveri në kohë festash të fundvitit. Komisioni për Media i Kuvendit të Kosovës e ka trajtuar projektligjin në një shpejtësi të madhe, pa përfshirje të shoqërisë civile ndërsa opozita përgjithësisht ka qenë e painteresuar në procesin e draftimit dhe nuk ka ofruar alternativa tjera nga ajo çfarë ka propozuar pushteti.

Këshilli i Europës, Komisioni Europian, Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë kanë gjetur që projektligji devijon nga standardet europiane dhe kanë ofruar rekomandime për ta përmirësuar projektligjin. Rekomandimet nuk janë shqyrtuar apo trajtuar me seriozitet nga ana e Komisionit për Media dhe 83% e tyre janë injoruar.

Projektligji për KPM nuk është i qartë, krijon pasiguri juridike dhe nuk respekton parimin e proporcionalitetit. Përmes tij, ndër të tjera, pritet të kapet politikisht Komisioni i Pavarur për Media dhe mediat online do t’i nënshtrohen një rregullimi kaotik që nuk do të funksionojë në praktikë. Nëse aprovohet projektligji, pluralizmit medial si një arritje dhe vlerë që e dallon Kosovën nga rajoni do të rrezikohet seriozisht.

Ne e ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje që të mos e votojë këtë projektligj që shkelë standardet e Këshillit të Europës dhe kërkojmë që draftimi i tij të bëhet përmes një grupi të gjerë punues që përfshinë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe industrisë së medias. Ne shprehim gatishmërinë tonë që të ndihmojmë procesin e draftimit me synimin për një ligj për media që është në pajtim të plotë më standardet europiane.

Kosova ka pësuar një rënie të paprecedentë dhe alarmante në indeksin e lirisë së mediave të Reporterëve pa Kufij, duke rënë për 19 vende në krahasim me vitin paraprak. Miratimi i këtij ligji nuk do të kontribuojë në përmirësimin e lirisë së mediave në vend”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img