-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

AGK: Në 5 vitet e fundit janë regjistruar 120 raste kërcënimesh – rastet e dhunës të trajtohen me seriozitet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës kundër gazetarëve.

AGK-ja ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të trajtojë me seriozitetin më të madh rastet e mbrojtjes së gazetarëve nga dhuna, e cila sipas tyre, vjen si rezultat i ushtrimit të aktivitetit raportues të çështjeve të cilat përbëjnë interes publik.

“Në pesë vitet e fundit, AGK-ja ka regjistruar 120 raste kërcënimesh, ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias. Gjithsej, 17 raste janë regjistruar në vitin 2018, 21 raste në vitin 2019, 24 raste në vitin 2020, 29 raste në vitin 2021 dhe 33 raste gjatë vitit 2022. Vetëm këtë vit deri në momentin që po flasim janë shënuar 11 raste sulmesh, me më të rëndin atë fizik kundër gazetarit Valon Syla. Kështu, numri i rasteve të kërcënimeve, sulmeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve është rritur vit pas viti”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka vlerësuar miratimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, me të cilin sipas tyre, parashihet që rastet e gazetarëve të trajtohen brenda një afati të shkurtër kohor.

“Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, shqetësimet tona kryesore mbesin kualifikimi i gabuar i veprave penale nga ana e prokurorëve ndaj sulmueseve të gazetarëve, kryesisht duke përzgjedhur vepra më të lehta penale dhe zvarritja e rasteve në gjykata dhe dënimet jashtëzakonisht të ulëta ndaj sulmueseve të gazetarëve të shqiptuara nga gjykatësit”.

“Ne kërkojmë nga prokurorët që në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të ndërmarrin hetime profesionale dhe të pavarura dhe akuzat ndaj sulmueseve të gazetarëve t’i përpilojnë duke marrë parasysh jo vetëm rrethanat lehtësuese por edhe ato rënduese me qellim të dekurajimit të sulmeve ndaj gazetarëve. Nga gjyqtarët kërkojmë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet të lartë dhe sulmuesit të marrin dënime që reflektojnë rrezikshmërinë që iu kanoset gazetarëve e jo të shqiptohen dënime të lehta”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img