1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

AGK kritikon Projektligjin e Qeverisë që prek mediat online: Sulmi i radhës ndaj lirisë së medias

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovë kanë mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media ku kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se po do “të vë kontroll në mediat online”.

Juristja e mediave në Kosovë, Flutura Kusari, e ka vlerësuar si sulm të radhës ndaj lirisë së medias vendimin e Qeverisë së Kosovës për projektligjin që e ka çuar në Kuvend lidhur me funksionimin e mediave online.

AGK-ja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se në vazhdimësi ka sulmuar mediat, sidomos ato online.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se “Qeveria duhet të zmbrapset nga vendimi”.

AGK-ja tha se Qeveria po tenton “të vë kontroll mbi mediat online”.

“Nëse Qeveria është e interesuar të mos ketë pasoja, procedura më e shpejtë do të ishte tërheqja e Projektligjit nga Kuvendi”, tha Kusari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img