Site icon PrishtinaPress

AGK: Kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Mustafa se ai është kërcënuar me vrasje natën e mbrëmshme përmes telefonit.

AGK thekson se raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend.

“Ne e kemi pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të hetoj rastin.  Kosova prej vitesh renditet poshtë sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjithmonë  kërkohet angazhim më i madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve”, thuhet në reagim.

Exit mobile version