Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Mustafa se ai është kërcënuar me vrasje natën e mbrëmshme përmes telefonit.
“Ne e kemi pritur me shqetësim këtë kërcënim dhe njëkohësisht kërkojmë nga hetuesia që sa më parë të hetoj rastin. Kosova prej vitesh renditet poshtë sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjithmonë kërkohet angazhim më i madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve”, thuhet në reagim.