Site icon PrishtinaPress

AGK-ja reagon ndaj sulmeve të FFK-së për portalin “Albanian Post”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sërish ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, pak orë para se kjo e fundit të dilte me një komunikatë për media, përmes së cilës i ka cilësuar “disa” gazetarë sportivë si “grupe kriminale me interesa të caktuara” që po e sulmojnë Federatën, me synimin për ta “kapur” pushtetin brenda FFK-së.

Kjo e fundit e sulmoi mbi të gjitha gazetarin dhe publicistin Baton Haxhiu, dikur gjyqtar i futbollit, i cili ishte më i zëshmi në kritikat ndaj FFK-së në javën që shkoi.

Exit mobile version