6.3 C
Pristina
Thursday, January 23, 2025

Buy now

spot_img

AGK-ja e dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i alarmuar me kërcënimin me vrasje që sipas tyre, gazetari dhe drejtuesi i portalit “Periskopi”, Ilir Mirena, ka marrë sot.

AGK-ja tha se është thellësisht e shqetësuar me natyrën kërcënuese për jetë të mesazhit,t eksa ka ftuar policinë që ta hetojë urgjentisht rastin.

“Ky kërcënim është vazhdimësi e të tjera kërcënimeve të ngjashme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve në kohët e fundit”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe VV-në që sipas tyre, të mos nxisë, por të kontribuojë në zbutjen e diskursit të rënduar publik kundër gazetarëve dhe medieve në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img