1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

AGK-ja e dënon gjuhen e Kurtit i cili tha se disa media “paguhen nga regjimet e kaluara”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar ashpër gjuhen e kryeministrit Albin Kurti të bërë ndaj medieve sot.

AGK tha se i sheh me shumë shqetësim përpjekjet e Kurtit për të minuar kredibilitetin e medieve në Kosovë pa asnjë fakt dhe argument.

“AGK-ja e sheh me shumë shqetësim një përpjekje të tillë të papranueshme për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë pa asnjë fakt dhe argument, duke hedhur akuza drejt mediave se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave lidhur me Byronë për Verfikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme”.

“Problematizimi i çështjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për të cilat pretendon kryeministri Kurti, nuk bëhet në asnjë mënyrë duke cenuar rëndë dhe pa asnjë argument kredibilitetin e mediave, si një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, AGK-ja ia përmendi Kurtit raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, ku Kosova shënoi rënie drastike për 19 vende për sa i përket lirisë së shtypit, teksa i bëri ftesë që të përmbahet nga fushatat e tilla.

“Andaj ftojmë Kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img