1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

AGK-ja dënon sulmin e Haradinajt kundër mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë

AGK-ja ka dënuar reagimin e liderit të AKR-së, Ramush Haradinaj kundër mediave e gazetarëve në Shqipëri dhe Kosovë, duke e cilësuar si sulm.

AGK-ja në reagimin e tyre thonë se kryetari i AAK-së njëherish deputeti, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë.

Tutje thuhet se për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”. 

“Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve.

AGK-ja e fton zotin Haradinaj dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img