Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është shprehur i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetari i sporti në Klan Kosova dhe Art Motion, Arlind Sadiku.
Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia.
“AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit”, ka thënë AGK-ja.
Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj. /Klankosova.tv