Site icon PrishtinaPress

AGK-ja angazhon konsulent juridik

Yll Zekaj është angazhuar si konsulent juridik për t’i ofruar ndihmë juridike Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe anëtarëve të saj.

Siç bën të ditur AGK-ja, angazhimi i Zekajt është bërë me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

“Mbrojtja ligjore për komunitetin është tejet e rëndësishme për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, andaj inkurajojmë të gjithë kolegët që t’i raportojnë rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës, ose janë cak i sulmeve dhe kërcënimeve”, njofton ky asociacion.

Exit mobile version