0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

AGK e dënon sulmin e shefit të stafit të Kurtit ndaj mediave: Është thirrje e hapur për linçim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin e shefit të stafit të kryeministrit, Luan Dalipit ndaj mediave.

AGK-ja e konsideron “shumë të rrezikshme” dhe “thirrje e hapur për liçim”, postimin e Dalipit në Facebook.

“Shefi i Stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, sot ka sulmuar në mënyrë të paprecedent mediet në Kosovë, duke i lidhur ato me “biznese kriminale”, dhe duke u bërë thirrje atyre që ai i ndanë në “qytetarë të dinjitetshëm”, t’i bojkotojnë ato. AGK-ja konsideron se thirrja e tillë publike e njeriut më të afërt të kryeministrit Kurti në qeveri është shumë e rrezikshme, dhe thirrje e hapur për linçim”, thuhet në reagim.

AGK thotë se gjuha e Dalipit është “në vazhdimësi të sulmeve të individëve të shumicës parlamentare në Kosovë, që rrezikon direkt sigurinë e gazetarëve dhe rëndon klimën e të bërit gazetari në vend”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img