-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AGK e dënon sjelljen e Policisë, kërkon lirimin e kameramanit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK- ka reaguar kundrejt arrestimit të kameramanit të “Betimit për Drejtësi”, Arianit Tahirit.

AGK shkruan se kameramani ka qenë i shoqëruar me gazetaren, Alberta Hashani, duke realizuar hulumtim për dyshimet për keqpërdorimin e detyrës gjatë orarit zyrtar të disa prokurorëve në Prizren.

“Tahiri ka qenë duke xhiruar në një lokal publik kur i është ndaluar xhirimi nga punëtorët e lokalit dhe së paku një prokuror që ka qenë aty. Prokurori ka ftuar policinë në lokal dhe derisa ka arritur policia, kameramani Tahiri është mbajtur dhunshëm në lokal nga punëtorët, duke ia privuar lirinë kundërligjshëm. Pas arritjes së Policisë në lokal, zyrtarët policorë ia kanë konfiskuar kameramanit edhe telefonin si mjet i punës, gjë që ndalohet me ligj, dhe e kanë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për deklaratë”, shkruan AGK.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon fuqishëm sjelljen e Policiës së Kosovës, kërkon lirimin e menjëhershëm të Tahirit, lirimin e mjeteve të punës, dhe sqarim publik për incidentin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img