1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

AGK: Do ta monitorojmë rastin e gazetarit mitrovicas

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga Policia e Kosovës se gazetari Musa Mustafa ka bërë ‘raportim jo të vërtetë’ para dy ditësh kur ka pretenduar se ishte kërcënuar me jetë përmes telefonit.

Në lidhje me këtë rast, AGK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të dy palët, si me Policinë  Kosovës ashtu edhe me gazetarin Mustafa.

Megjithatë, policia ka njoftuar se hetuesit policorë mbi provat e siguruara kanë ngritur dyshime të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.

“Ashtu siç vepron edhe me rastet e tjera, AGK-ja do të monitorojë zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij rasti deri në një vendim përfundimtar.  Ne jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës në zbardhjen edhe të këtyre rasteve si dhe çdo lloj kërcënimi, shantazhi, sulmi apo formave të tjera të presionit që ushtrohen ndaj gazetarëve. Andaj duke u nisur nga kjo, në inkurajojmë të gjitha organet e drejtësisë që të vazhdojnë punën në zbardhjen e jo vetëm këtij rasti porse edhe të rasteve të tjera”, thuhet në reagim.

AGK-ja së fundi ka vendosur ura të rregullta komunikimi me institucionet duke përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit si dhe institucionet e tjera që kanë ndikim në përpjekjen tonë për  krijimin e një klime më të favorshme për të ushtruar profesionin e gazetarit në vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img