Site icon PrishtinaPress

AGK dënon kërcënimet dhe linçimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimet dhe linçimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli nga Televizioni 7.

Përmes një reagimi AGK ka thënë se kërcënimet që i janë bërë gazetarit Jupolli janë të papranueshme.

Kërcënimet e tilla, për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë tërësisht të papranueshme, e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë”, thuhet në reagim.

AGK u ka bërë thirrje partive politike që të distancohen nga veprimet e tilla.

“AGK po ashtu u bën thirrje partive politike që të distancohen nga veprimet e tilla dhe të kërkojnë prej aktivistëve të mos i kërcënojnë dhe linçojnë gazetarët”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dënon ashpër kërcënimet dhe linçimet ndaj gazetarit, Fidan Jupolli nga Televizioni 7.
Gazetari Jupolli ka shprehur shqetësimin se, është duke marrë në vazhdimësi kërcënime me likuidim ose dëbim nga Kosova, derisa të mërkurën rastin e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
Jupolli gjatë kohës sa ishte duke e intervistuar Ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun në “DPT te Fidani”, të martën, ka thënë se në adresë të tij po i shkojnë vazhdimisht kërcënime.
Kërcënimet e tilla, për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë tërësisht të papranueshme, e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë.
AGK fton organet e drejtësisë që sa më parë të merren me këtë rast në mënyrë që kërcënuesit të dalin para drejtësisë.
AGK po ashtu u bën thirrje partive politike që të distancohen nga veprimet e tilla dhe të kërkojnë prej aktivistëve të mos i kërcënojnë dhe linçojnë gazetarët.

Exit mobile version