Site icon PrishtinaPress

AGK dënon fushatën e Kurtit dhe VV-së kundër mediave dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fushatën e vazhdueshme kundër mediave dhe gazetarëve të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

AGK-ja thotë se Kurti bashkë me partinë e tij kanë intensifikuar sulmet e papranueshme ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë gjithë muajit të fushatës elektorale, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, transmeton Klankosova.tv.

Asociacioni përmend deklaratën e Kurtit në një televizion lokal, i cili pati thënë se “portalet janë pjesë e Trekëndëshit të Bermudës që duan ta fundosin Kosovën”.

Lidhur me këtë deklaratë, dhe të tjera të Kurtit, AGK-ja i konsideron presion të papranueshëm ndaj mediave që të bëjnë punën e tyre, në një fazë të rëndësishme siç është kjo e fushatës zgjedhore.

“Ekipe gazetarësh, duke përfshirë ata të Klan Kosova dhe Nacionale, janë penguar nga zyrtarë të Vetëvendosjes në disa tubime zgjedhore, në përpjekje për të pamundësuar raportimin nga terreni.   AGK-ja konsideron se sulme të tilla janë presion i papranueshëm ndaj mediave që të bëjnë punën e tyre, në një fazë të rëndësishme siç është kjo e fushatës zgjedhore. Gjuha nxitëse nga ana e partisë në pushtet e vështirëson ndjeshëm mundësinë e raportimit. Bojkoti i Vetëvendosjes ndaj 3 televizioneve nacionale gjithashtu ka ndikim në ofrimin e transparencës dhe është shmangie e llogaridhënies ndaj një pjese të rëndësishme të publikut”, thotë AGK-ja.

Exit mobile version