-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AGK dënon ashpër sulmin ndaj Valon Sylës, kërkohen hetime urgjente

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit dhe opinionistit kosovar, Valon Syla.

Përmes një komunikate për media, nga AGK thonë se ky sulm është i papranueshëm dhe është përpjekje për të penguar lirinë e shprehjes dhe medias në vend.

“Ky sulm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies në Kosovë. AGK-ja, u bënë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura që urgjentisht të arrestojnë personat përgjegjës për sulmin dhe që ata të vihen para drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Syla mbrëmë ka përfunduar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Koosvës, pasi tre persona dyshohet se e sulmuan fizikisht për shkak të komenteve të tij lidhur me fenë.

Të paktën kështu ka pohuar edhe vetë gazetari në një prononcim të shkurtër për RTV Dukagjini./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img