Agjentja rumune Mona.A, e cila ka shkëmbyer mesazhe erotike me Murat Jasharin, del të jetë një përkrahëse e flakte e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në rrjetin social ‘Facebook’, spiunja rumune mbronte hapur qëndrimet e subjektit të Visar Ymerit.
“Lëvizja Vetëvendosje- shtylla e rezistencës ndaj pushtetit të korruptuar në Kosovën e rrezikuar nga sllavizmi”, thuhet në një postim të agjentes rumune, shkruan ‘Indeksonline’.
Tutje, agjentja rumune siç duket ka njohuri sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë.
Ajo i ka vlerësuar të dëmshme marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin.
“Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel për themelimin e Zajednicës dhe marrëveshja e nënshkruar në Vjenë për ‘demarkacionin’, me Malin e Zi paraqesin pika të larta të korruptimit të këtij pushteti të degjeneruar dhe antikombëtar”, thuhet në një postim të agjentes në ‘Facebook’.
Ndryshe, ‘Indeksonline’, ka postuar mesazhe të shkëmbyera mes agjentes rumune dhe Murat Jashari, ky i fundit është i dyshuari kryesor për tentim vrasjen e avokatit, Azem Vllasi.