Agjenti i Xherdan Shaqirit dhe njëherit vëllai i tij, Erdin Shaqiri, ka folur për mundësin e largimit të Xherdanit nga Stoke City gjatë janarit.
Erdini në një intervistë për Il Corriere dello Sport nuk ka mohuar rikthimin në Serie A, por këtë herë te Roma.
“Nuk mund të them shumë, Xherdani është i koncentruar te Stoke City”.
“Janari është larg dhe ka kohë për të diskutuar dhe vlerësuar opsionet. Roma? Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë agjenti i Xherdanit.
Vlen të theksohet se Shaqiri në të kaluarën ishte pjesë e Interit.