Një burim i afërt i The Guardian, ka thënë se agjentët britanikë kanë gjetur në fund të viti 2015 kontakte të dyshimta mes personaliteteve të afërta të Trump me agjentë rus, transmeton lajmi.net
Gjashtë muaj më tutje, deri në vitin 2016, siç thuhet nga një numër i agjencive të vendeve perëndimore, informacionet e njerëzve të Trumpit me rusët kanë vazhduar.
FIBA dhe CIA kanë vlerësuar në mënyrë të ngadalktë këto kontakte, pasi SHBA ka një ligj i cili i ndalon agjencitë që të hetojnë komunikimet private pa ndonjë urdhër.
“Ka pasur kontakte të njerëzve të afërt të Trumpit me agjentë të intelegjincës rusë. Kini kujdes” ka thënë ndër të tjera burimi.
Dyshime për lidhje të Trumpit me Rusinë ka pasur edhe pas zgjedhjeve, madje për këtë çështje kishte nisur edhe një hetim formal.