4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Agjenda e takimit të dy qeverive, Kurti e pret nesër Ramën në bibliotekën e Gjakovës

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti e ka publikuar agjendën finale të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, nesër më 14 qershor, në Gjakovë.

Ngjarja është organizuar të mbahet në Bibleotekën e Qytetit, ndërkaq gjithçka nis me pritjen e Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij.

Pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët, është planifikuar një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve që priten të nënshkruhen.

Ndërkaq, në orën 13:15, në Teatrin “Hadi Shehu” pritet të mbahet një konferencë e përbashkët e Kryeministrit Albin Kurti dhe Ramës.

Pas konferencës, ZKM-ja në Prishtinë njofton se Kryeministri Kurti ka planifikuar t’I shtrojë drekë Kryeministrit Rama dhe ekipit të tij.

Dita përfundon pas orës 16:00, kur është paraparë një takim I dy kryeministrave me kryetarët e qyteteve që ndodhën në vijat kufitare Kosovë – Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img