Site icon PrishtinaPress

Agjenda e Escobar për vizitën në Shqipëri

Gabriel Eskobar, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë nga sot.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i pari në agjendën e Escobar. Të martën pasdite, ai do zhvillojë një takim të mbyllur, pa konferencë për mediat.

Një orë më pas, në orën 17:00, Eskobar do të zhvendoset disa metra më tutje, në një takim me presidentin Bajram Begaj. Kësaj radhe dërguari i lartë Amerikan, do të takohet edhe me ish presidentin e republikës, Ilir Meta, tashmë një prej dy drejtuesve të grupimit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Në ditën dytë, të mërkurën, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor do të takohet me Enkelejd Alibeajn, Gaz Bardhin dhe Jorida Tabakun./PrishtinaPress/

Exit mobile version