Zyra Kadastrale e Kosovës ka reaguar ndaj shkrimit ku flitet për aktakuzën e Kryeshefit të këtij Agjencioni, Murat Mehën.
Përveç Murat Mehës, në këtë aktakuzë përfshihen edhe Ismet Kryeziu, drejtor ligjor në Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe Nemanja Spasiq, shef i zyrës Kadastrale në komunën e Graçanicës.
Në këtë proces, pala e dëmtuar është ‘Marigona Rezidenc’ që pëson një humbje prej rreth 5 milionë eurosh.
Aktakuza është ngritur më 7 nëntor 2016.
Reagimi i Agjencionit Kadastral të Kosovës:
Me qëllim të sqarimit të opinionit lidhur me disa pretendime të plasuar në opinion përmes artikullit me titull “Departamenti i Krimeve të Rënda ngrit aktakuzë ndaj Murat Mehës” botuar në mediumin “Periskopi” me datë 20 prill 2017 dhe transmetuar edhe nga media tjera, Agjencia Kadastrale e Kosovës kërkon nga mediumet që të botojnë këtë reagim.
Me datën 09. Dhjetor 2014, ZKK Gaçanicë ka kërkuar Mendim profesional lidhur me zbatimin e procesit të regjistrimit të pronave të privatizuar si qirambajtje dhe nënqirambajtje.
Me 22 janar 2015, Mendimi profesional lidhur me regjistrimin e të drejtës së qirambajtjes për 99 vite, u është dërguar të gjitha Zyrave Komunale Kadastrale të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij mendimi profesional është unifikimi i procesit të regjistrimit në nivel vendi. Zyrat Kadastrale Komunale janë udhëzuar dhe u është përkujtuar se mbajnë detyrim për zbatim të ligjeve të aplikueshme.
Mendimi është dhënë jo vetëm për një komunë ose për një subjekt, por i njëjti duhet zbatuar për gjithë subjektet që kanë privatizuar prona të paluajtshme, përmes Agjencisë Kosovare (Mirëbesimit) të Privatizimin.
Ky mendim mbështetet në dispozitat e ligjore, respektivisht në Nenin 4, pikën d. të Ligjit Nr. 04/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e të drejtës së pronës së paluajtshme, si dhe në pajtim me Nenin 1, 2.1, 6 dhe 7 të Rregullores Nr. 2003/13 mbi Transformimin e së Drejtës për Përdorimin e Pronës së Paluajtshme në Pronësi Shoqërore.
Dispozitat e mësipërme sqarojnë të gjitha procedurat lidhur me regjistrimin e të drejtës së qirambajtjes, nënqirambajtjes dhe regjistrimin e të gjitha të drejtave të pronës së paluajtshme.
Çështja e regjistrimit të drejtës së pronës së paluajtshme për pronat e privatizuara është shqyrtuar sipas kërkesës së Marigona Rezidence (një nga rastet e pronave të privatizuara), ndërsa përgjigje të njëjtë ka marr nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Zyra Ligjore e MMPH-së dhe Zyra e Ligjore e Kryeministrisë së Kosovës.
Sipas këtij Mendimi profesional nuk ndryshohet statusi pronësor, as që kufizohen të drejtat lidhur me pronat e privatizuara. Ky mendim rekomandon procedurën e regjistrimit, rregullon ecurinë e regjistrimit dhe bartjes së të drejtave sipas ligjeve në fuqi, si dhe garanton lidhjen në mes pronës së privatizuar nga shfrytëzuesit për 99 vjet. Sipas dokumentacionit që disponon AKK për rastin konkret, është bërë privatizimi i NEË CO “Lavërtari-Blegëtori” LLC e cila është regjistruar si qiramarrës për 99 vjet. E drejta e qiramarrjes më pas i është shitur subjektit Marigona Rezidence, ndërsa këtu të drejta i janë regjistruar si nënqiramarrje sipas nenit 604 të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve.