Agjencia Qendrore e Prokurimit ka disa kontrata përfshirë kontratën për letër, goma dhe material zyrtar. Bazuar në informatat që merr nga institucionet publike (Ministritë, Komunat, etj.), AQP kontrakton sasinë dhe çmimin e kontratës. Raporti i performancës tregon se AQP nuk kishte pasur informata të mjaftueshme për të marrë vendim lidhur me sasinë e nevojshme të kontratës. Në fakt vendimi është marrë duke u bazuar në informatat e ofruara nga 80 për qind e këtyre institucioneve, pjesa tjetër ishte vendosur me hamendje.
Raporti ka gjetur raste të mallrave që kushtojnë më shtrenjtë kur blihen nga AQP se sa nga institucionet në mënyrë individuale. Raporti tregon se në shumicën e rasteve AQP-ja nuk i kishte analizuar kontratat individuale të institucioneve për të parë çmimet me të cilat ato furnizoheshin. Prandaj, për shembull në rastin e letrës, edhe Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës edhe Dogana kishin paguar çmime më të ulëta para se të përfshiheshin në kontratë të centralizuar ndërsa në rastin e karburanteve së paku katër entitete kishin çmime më të ulëta se AQP-ja.
Siç ka gjetur, ZKA, meqë kontratat nuk ishin monitoruar si duhet dhe nuk kishte pasur masa parandaluese, furnitorët mund të kërkojnë kompensim prej 2.6 milion eurosh për mallrat që janë kontraktuar por nuk janë porositur. “Raportimi i rrallë dhe analizimi edhe më i rrallë i këtyre raporteve ka rezultuar me mungesë të informatave lidhur me progresin e kontratave dhe ka çuar në mungesë të masave korrigjuese”, mendon ZKA.
Për të parë raportin e plotë të ZKA kliko KËTU