Një delegacion i menaxhmentit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga zv. Drejtori i Përgjithshëm Avni Ahmeti, ka marrë pjesë në takimin regjional të organizuar nga Banka Botërore në Vjenë, Austri me 27 dhe 28 prill.
Temë e këtij takimi ishte administrimi i tokës si mekanizëm për adaptimin e ndryshimeve klimatike dhe menaxhimin e rreziqeve në rast të fatkeqësive natyrore.
Ahmeti morri pjesë në panelin e drejtorëve të përgjithshëm të autoriteteve shtetërore kadastrale të Bosnje dhe Hercegovinës, Sllovenisë dhe Serbisë me temën: Roli i agjencive në ofrimin e të dhënave për menaxhimin e emergjencave.
Në këtë takim nga AKK u prezentua për “Rolin dhe rëndësinë e përdorimit të të dhënave gjeohapësinore në menaxhimin e rreziqeve në rast të fatkeqësive natyrore në Republikën e Kosovës”.
Gjithashtu delegacioni i AKK-së u takua edhe me ekipin mbikqyrës të Bankës Botërore për të diskutuar lidhur me progresin e aktiviteteve të projektit për kadastrin e pronës së paluajtshme dhe infrastrukturës gjeohapësinore që implementohet nga AKK dhe morri përkrahje për realizimin e planit të veprimit për aktivitetet e parapara.