Përfaqësimi rajonal i Agjencisë Hungareze të Promovimit të Eksportit (HEPA) për Ballkanin Perëndimor, po hyn në vitin e pestë të funksionimit.
Siç theksojnë nga zyra në Podgoricë, e drejtuar nga Ranko Jovoviq, prioritetet e tyre janë: – Lidhja e kompanive hungareze me kompanitë malazeze, shqiptare, kosovare dhe bosne-hercegoviane; – Organizimi i eventeve dhe takimeve B2B; – Mbështetje për kompanitë nga Ballkani Perëndimor për vizitën e panaireve në Hungari; – Ofrimi i informacionit për kompanitë për mundësitë e investimit në Hungari, por edhe në vendet e origjinës; – Hulumtim tregu.
Zyra përfaqësuese e HEPA për Ballkanin Perëndimor u hap në vitin 2019 me qëllim të përmirësimit të tregtisë hungareze dhe diversifikimit të marrëdhënieve ekonomike të jashtme të vendit.
Detyra kryesore e këtij institucioni qeveritar është promovimi i eksportit të produkteve, shërbimeve dhe kapitalit hungarez. Përfaqësimi qendror i HEPA-s është i vendosur në Beograd, ndërsa zyrat partnere janë hapur në Shkup dhe Podgoricë.
Ato operojnë së bashku në territoret e Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Të gjithë të interesuarit mund të marrin më shumë informacion duke telefonuar në numrin 067/404-220, e-mail: ranko.jovovic@hepabalkan.com dhe faqen e internetit