Kreu i një agjencie të madhe të ndihmës së OKB-së është shprehur se lufta po arrin një pikë pa kthim, ku rregullat nuk respektohen.
Ka pasur goditje të drejtpërdrejta në 17 objekte të Agjencisë së Ndihmës dhe Punës të Kombeve të Bashkuara që nga 7 tetori, ku mijëra palestinezë të zhvendosur ishin strehuar, tha komisioneri i përgjithshëm Philippe Lazzarini, shkruan Sky News.
Tutje, ai u shpreh se midis tyre ishin dy shkolla të goditura të premten dhe të shtunën, ku ishin strehuar deri në 11 mijë persona.