Site icon PrishtinaPress

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Shqipëri paralajmëron qytetarët: Priten priten reshje intensive dhe shtrëngata

Pas ditëve me diell, edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta, Shqipëria pritet të përfshihet në orët në vijim nga moti i paqëndrueshëm.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën thirrje që të merren masa teksa, referuar parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, bën me dije se priten reshje deri në intensive.

Në një postim në Facebook, Agjencia e Mbrojtjes Civile shkruan se në qarqet Kukës, Dibër, dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Po ashtu, në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Agjencia e Mbrojtjes Civile kërkon nga bashkitë që të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Exit mobile version