Lirika e këngëve të Bob Dylan pa dyshim është e fuqishme dhe përcjell protestën e pakënaqësinë në një mënyrë të freskët, por ai është tekstshkrues e jo shkrimtar dhe Çmimi Nobel duhet t’i jepet një shkrimtari.
Kështu ka thënë poeti dhe studiuesi shqiptar, Agim Vinca, për Ora e Fundit në Klan Kosova, i cili është shprehur i befasuar me këtë zgjedhje të Komitetit Suedez.
“Jo vetëm unë, por shumë veta i ka zënë në befasi dhënia e çmimit Nobel për Letërsi”, ka thënë ai. “Ai është autor i teksteve të fuqishme, megjithatë nuk është shkrimtar në kuptimin e plotë të fjalës”.