Site icon PrishtinaPress

Agim Veliu ngacmon VV-në: Mos ju ka humbur diçka në aksionin në Karaçevë?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni e pyeti ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu që të tregojë para deputetëve se çka u konfiskua në aksionin e para disa javëve në Karaçevë.

Në përgjigjjen e tij ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka ngacmuar deputetët e Vetëvendosjes.

Veliu teksa tregonte se çka u konfiskua, në fund të përgjigjjes i pyeti deputetët e Vetëvendosjes se mos u ka humbur diçka gjatë këtij aksioni.

Nëse ju ka humbur diçka në këtë aksion atëherë kërkojeni“, tha Veliu ndër të tjera.

Exit mobile version