Site icon PrishtinaPress

Agim Veliu: Nëse ka kërcënime, nuk i frikësohemi zgjedhjeve

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vazhdon të insistojë për postin e presidentit, atëherë alternativa e vetme sipas saj është që vendi të shkojë në zgjedhje.

Por, deklaratës së Haxhiut i është përgjigjur nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Veliu, në një prononcim për GazetaBlic tha se deklaratat e Haxhiut janë kërcënim, por nëse dikush nga VV ka këso kërcënime, atëherë sipas tij LDK nuk i frikësohet zgjedhjeve dhe se është e gatshme kurdo që ato të ndodhin.

“Me kërcënim a?”, tha Veliu.

“Nëse VV ka aso kërcënime siç po thoni ju, ne zgjedhjeve nuk i frikësohemi në asnjë moment, hiq, nëse me kushtëzime e kërcënime, nëse nuk ka mirëbesim në ndërtimin e koalicionit për ne nuk është bash asnjë problem”, shtoi ai. /GazetaBlic/

Ndërsa, shtoi se nuk e di nëse do të këmbëngul prapë LDK-ja që kësaj partie t’i takoj posti i presidentit.

Ai u shpreh se nuk e di nëse çështja për postin e presidentit do të jetë pjesë e diskutimit në takimin e ardhshëm.

“Nuk mund të flas asgjë më tepër”, tha ai.

Veliu i pyetur nga GazetaBlic se a do të ketë një takim gjatë ditës së sotme mes LDK-së dhe VV-së, ai u shpreh se nuk e ka një informatë të tillë.

“Nuk e di unë”, tha shkurt Veliu.

Exit mobile version