0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Agim Veliu i reagon Haki Abazit: Argat i kujt je ti?

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pas sulmeve të zyrtarit të lartë të VV’së kundër LDK’së.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Veliu e ka pyetur Abazin “argat i kujt je ti?”.

Sipas Veliut, “njeriu që nuk la njeri brenda e jashtë LDK-së pa përgjëruar që t’i hapej dera e Lidhjes Demokratike, që të akomodohej tek ne, tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një ëndërr e pa realizuar e tij”.

“Haki Abazi, derisa drejtonte një fondacion, përmes miqve të mi disa herë bëri përpjekje të më takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së, por asnjëherë s’ia ofrova një rast të tillë”, ka shkruar Veliu, ministër i shkarkuar i Punëve të Brendshme.

“Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë”, është shprehur Veliu.

“Haki, me gjithë respektin më të lartë për babin tënd, i cili ishte një veprimtar e aktivist i palodhshëm i viteve ’90-ta, më duhet ta bëj një pyetje: argat i kujt je ti? E dimë se ke bërë turr të marrësh bajrakun të dëshmohesh si më i devotshmi dhe më i zëshmi i ushtrisë propagandistike, por kjo nuk të jep të drejtë të bësh shpifje e fyerje. Përmbahu Haki!”, përfundon shkrimi i nënkryetarit të LDK’së. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img