Site icon PrishtinaPress

Agim Veliu gjatë hapjes së fushatës parazgjedhore në Podujevë: LVV është partia më antirugoviste në Kosovë

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu hapi mbrëmë fushatën zgjedhore në Podujevë, ku ndër të tjera foli edhe për kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqin.

Veliu tha se Bulliqi e kishte tradhtuar LDK-në dhe garën për kryetar të komunës së Podujevës, e quajti një mini-garë.

“Për fat të mirë apo keq, kësaj radhe do të kemi një kundër kandidat që ka ikur nga Lidhja Demokratike, e ka tradhtuar Lidhjen Demokratike në momentin kur nga Lidhja Demokratike i ka fituar të gjitha beneficionet edhe ka ikur me arsyetimin se nuk ka hapësirë që ta mbrojë dhe zhvillojë rugovizmin dhe ka dalë në subjektin politik i cili është subjekti më antirugovist në Kosovë”, deklaroi Veliu.

Megjithatë, ish-kryetari i Podujevës, u shpreh se do ta kursejnë Bulliqin gjatë kësaj fushate pasi është invalid i luftës.

Duke kujtuar fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, Veliu tha se i kishin “mundur rrast” LVV-në, e kështu sipas tij, do të jetë edhe kësaj here. /Telegrafi/

Exit mobile version