Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Agim Poshka, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Vendi im” mban titullin kënga e tij e re, e cila është me motive patriotike.
Kënga në fjalë është realizuar në kuadër të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Kjo është një këngë nderimi për të gjitha shkeljet fatkeqe të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor. Një pjesë e regjistrimeve janë origjinale dhe janë publikuar nga transmetuesit publikë gjatë trazirave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ndër të tjerash këngëtari Poshka në mbishkrimin e videos në YouTube.