-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Agim Çeku ka një propozim për demarkacionin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e veçanërisht ata nga Dukagjini ndodhen para një sfide të madhe. Kjo për faktin se ditëve në vijim të zgjedhurit e popullit do të kenë para vetës Shqyrtimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Agim Çeku heziton të tregoj votën e tij për demarkacionin.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, ish kryeministri i Kosovës nuk ka një qëndrim të prerë karshi kësaj marrëveshje

“Diçka tjetër është qëndrimi im e diçka tjetër i partisë. Por, këto do të harmonizohen. Pra, do të harmonizohen qëndrimet brenda partisë”, ka thënë Çeku.

Deputeti i PDK-së thotë se më së shumti do të preferonte qe demarkacioni me Malin e Zi të shkoj në abitrazh.

I pyetur, nëse dërgimi në arbitrazh do të prolongonte procesin e vizave, Çeku thotë se këto biseda bëhen në forume të partisë e jo në media.

E, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar sot se javën e ardhshme Kuvendi do të shqyrtoj marrëveshjen për demarkacion e arritur më 26 gusht të vitit 2015 në Vjenë të Austrisë.

Përveç opozitës në tërësi qe nuk e voton versionin aktual, votë kundër ka edhe nga radhët e deputetëve të partive në pushtet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img