2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Agim Bahtiri thyen rregullën e punës, i lejon të punojnë bizneset të dielen

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte marrë vendim që të gjitha bizeneset, përjashtim bizneset me leje, të ketë ditën e diele pushim, shkruan IndeksOnline.

Madje kushdo që thyente këtë rregull rrezikonte të dënohej deri në 400 euro.

Mirëpo, Bahtiri për festat e fundvitit duket se ka bërë një lëshim.

Në një njoftim nga Komuna e Mitrovicës thuhet se të gjitha subjektet afariste të komunës, se nesër me datën 29.12.2019, para festës së Vitit të Ri do të jetë ditë pune në Mitrovicë.

Këtë vendim kryetari e ka arsyetuar duke thënë që të furnizohen qytetarët me gjëra të konsumit në prag të festës së Vitit të Ri.

“Ky vendim është marrë nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, me qëllim që të mbështes bizneset dhe që qytetarët të furnizohen me gjëra të konsumit në prag të festës së Vitit të Ri, duke mundësuar kështu që e diela e fundit e muajit dhjetor të jetë ditë pune për bizneset në qytetin e Mitrovicës, gjithmonë duke respektuar Rregulloren komunale Nr. 03/2014.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë qytetarët se me përjashtim të ditës së dielë, të datës 29.12.2019, do të vazhdoj të jetë në fuqi vendimi i kryetarit Bahtiri që e diela dhe festat zyrtare të jenë ditë pushimi, në tërë territorin e komunës së Mitrovicës, ndërkohë që Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me inspektime tek subjektet afariste për respektimin e këtij vendimi dhe Rregullores komunale Nr. 03/2014 për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img