Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahitiri ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës kalon shifrën e 8 milionë eurove, apo më saktë 8 milionë e 43 mijë euro.
Pasuri të paluajtshme Bahtiri ka raportuar katër shtëpi me shuma prej 860 mijë, 200 mijë dhe 150 mijë eurosh.
Bahtiri posedon edhe një veturë të tipit Audi Q7 të blerë para dy vitesh me çmim 10 mijë euro.
Në Bankën Ekonomike, Bahtiri ka 7 mijë e 150 euro, kurse ka një kredi prej 450 mijë euro për blerje të shtëpisë.
Sa i përket të hyrave vjetore, Bahtiri ka deklaruar pagën vjetore që merr nga Kuvendi Komunal në komunën e Mitrovicës, 15 mijë e 753 euro dhe pagën që e merr nga fabrika e kërpudhave “Green Mushroom Farm” në Holandë prej 336 mijë euro.