Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahitiri ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës kalon shifrën e 8 milionë eurove, apo më saktë 8 milionë e 43 mijë euro.
Pasuri të paluajtshme Bahtiri ka raportuar katër shtëpi me shuma prej 860 mijë, 200 mijë dhe 150 mijë eurosh.Kurse pasuria e tij e paluajtshme që ka vlerën më të madhe është një tokë bujqësore e trashëguar nga babai me vlerë prej 6 milionë e 200 mijë euro.
Bahtiri posedon edhe një veturë të tipit Audi Q7 të blerë para dy vitesh me çmim 10 mijë euro.
Në Bankën Ekonomike, Bahtiri ka 7 mijë e 150 euro, kurse ka një kredi prej 450 mijë euro për blerje të shtëpisë.
Sa i përket të hyrave vjetore, Bahtiri ka deklaruar pagën vjetore që merr nga Kuvendi Komunal në komunën e Mitrovicës, 15 mijë e 753 euro dhe pagën që e merr nga fabrika e kërpudhave “Green Mushroom Farm” në Holandë prej 336 mijë euro.