3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Agim Bahtiri: Opozita po përdor çdo kartë për ta rrëzuar Kurtin

Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se opozita në Kosovë po e përdor çdo kartë për ta rrëzuar kryeministrin Albin Kurti nga qeveria, por sipas tij këtë të fundit mund ta rrëzojë vetëm vetja e tij e askush tjetër.

Ai  ka thënë se veriu i vendit duhet t’i bashkojë të gjithë derisa ka thënë se Albin Kurti nuk rrëzohet.

Bahtiri deklaroi se kur ka qenë çështja e veriut Kurti gjithmonë e ka përkrah atë, mirëpo ka shtuar se është kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se një gjë të tillë nuk do ta pranoj kurrë.

“Kjo duhet të na bashkoj dhe së bashku e kemi vështirë me dalë se kjo në këtë formë të cilët unë i shoh që kanë të njëanshëm dhe e përdorin edhe atë kartë për ta rrëzuar Albin Kurtin. Albin Kurti nuk rrëzohet. Albini mundet ta rrëzoj vetëm veten dhe askush tjetër. Për arsye se i shoh rrethanat dhe diplomatët të cilat bëjnë takime me ta dhe thonë se disa prej tyre se me Albinin apo pa Albinin do ta bëjmë dhe pa kryeministrin nuk mund të bëjë askush. Kur është çështja e veriut duhet të gjithë të jenë një. Edhe në qeveritë tjera kur ka qenë çështja e veriut Albini ka qenë pro, 100 për qind. Unë e di shumë mirë që ka qenë pro 100 për qind në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe të gjithë akterëve që kanë dashtë me ruajt atë pjesë. Kundër Asociacionit është edhe sot edhe nesër, edhe pasnesër dhe kurrë nuk do të ndodh Asociacioni me Albin Kurtin”, ka deklaruar Bahtiri në Tëvë1.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img