Site icon PrishtinaPress

Agim Bahtiri kundërshton kufizimet e lëvizjes që sot Qeveria ua bëri mitrovicasve

Pas Komunës së Gjilanit, edhe Komuna e Mitrovicës ka dalë kundër masave të vendosura nga Qeveria.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kundërshtar vendimin e Qeverisë Hoti për karantinimin e këtij qyteti, shkruan Gazeta online Veriu.info.

Bahtiri nëpërmjet një postimi në facebook, ka shkruar se ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit,  dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në këtë komunë.

Postimi i plotë në facebook:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Pas kërkesave të juaja të shumta më të cilët me jeni drejtuar duke kërkuar që të ndikoj të mos shpallet karantimi i Mitrovicës nga ora 21:00 deri në 05:00, unë sot zyrtarisht i jam drejtuar me një kërkesë të tillë kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit Agim Veliu, por që fatkeqësisht kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe Qeveria pa u kunsultuar me mua si kryetar komune ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit gjatë këtij orari.

Ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia. Pra, një vendim i ngutshëm si ky besoj që është i dëmshëm për ekonominë dhe jo produktiv për luftimin e koronavirusit COVID-19.

Pasi që jam jashtë Kosovës kam vendosur të kthehem urgjentisht dhe kam thirrur mbledhjen e Shtabit Emergjent Komunal për nesër në ora 17:00, ku së bashku do të dalim me qendrim rreth kësaj çështje.

AB

Exit mobile version