Agim Agushi vazhdon të thyejë rekorde botërore.
Zhongleri kosovar e bëri një gjë të tillë në Kalanë e Prizrenit..
Agushi, me profesion profesor, këtë radhë hyri në librin e rekordeve botërore “Guinness” në disiplinën e veshjeve-zhveshjeve të fanellave sportive.
Një gjë të tillë, rekordemeni i shumëfishtë botëror i zhonglimeve të topit me kokë, kësaj here e bëri në çift së bashku me Bujar Ajetin.
Agushi njërin prej rekordeve të reja botërore do ta thyejë në televizionin “T7”.