0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Agim Ademi nuk e respektoi vendimin e mjekëve për qëndrim në spital, shkoi në shtëpi dhe nuk u lajmërua

Agim Ademi është dashur të qëndronte në spital edhe mbrëmë me kërkesë të mjekëve.

Por, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në fakt, kreu i futbollit kosovar dje u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku iu kumtua vendimi për masën e arrestit shtëpiak për 1 muaj, me kërkesë paraprake të Prokurorit të Shtetit.

E më pas, ai është kthyer shkurt në spital dhe prej aty është larguar, duke mos e respektuar vendimin e mjekëve në QKUK për të qëndruar edhe një natë.

Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale ka thënë se Ademi nuk është përgjigjur dhe nuk është bërë më “i gjallë” që kur u largua nga spitali mbrëmë.

“Dje e kanë marrë nga spitali dhe e kanë dërguar në gjykatë. Më pas, sa kam informata, është kthyer në orën 17:00 dhe ka qëndruar këtu për gjysmë ore dhe është larguar. Më vonë e kam thirr, kam tentuar ta kontaktoja, por ishte e pamundur. Nuk e di se ku është dhe as gjendjen e tij”, thotë fillimisht Kolgeci.

Sipas tij, Ademi është dashur t’u nënshtrohej edhe disa kontrolleve mjekësore, por çuditërisht nuk është kthyer më në spital.

“Urologu e ka pritur për t’ia bërë kontrollin, por ai nuk erdhi më. Nuk i ka pasur patjetër kontrollet, por ka qenë mirë t’i bënte, pasi sa kemi informata, ka pasur probleme të tilla shëndetësore në të kaluarën”, vazhdoi Kolgeci.

Dy ditë më parë, Agim Ademi ishte intervistuar nga njësia e krimeve ekonomike, ndërsa më pas u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Sidoqoftë, aty qëndroi pak orë dhe iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe më pas mori ndihmë mjekësore, duke u dërguar në QKUK.

Aty qëndroi të mërkurën mbrëma, ndërsa dje u largua dhe nuk u kthye më, edhe pse mjekët kishin konstatuar se ishte e nevojshme të qëndronte edhe mbrëmë në spital.

Agim Ademi është i ngarkuar me akuzat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”, ndërsa policia në raportin e djeshëm e ngarkoi atë edhe me dyshimin për keqpërdorim të buxhetit të FFK-së.

Ai do të qëndrojë për një muaj në arrest shtëpiak. prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img