Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dështimin e Kosovës në EURO 2024 e ka lidhur me arrestimin e tij.
Ademi ishte arrestuar nën dyshimin për korrupsion e keqpërdorim të besimit, duke u mbajtur një muaj në arrest shtëpiak, e që pas një procesi është liruar nga akuzat.
‘’Këtë ndodhi e konsideroj të paarsyeshme, për faktin edhe sikur të ketë pasur diçka, edhe pse u vërtetua që nuk ka pas asnjë shkelje, as aktakuzë, por jam hetuar ose Federata është hetuar, faktikisht ka ndodh diçka që nuk ka qenë e vërtet dhe do të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë thënë të pavërtetat. Nuk kemi mundur ta shpalosim programin e kjo ndoshta ka qenë shokë për futbollistat. Ne si Federat, gjithmon kemi dhënë vullnetarisht llogari në institucionet tona, kemi qenë në kontate edhe me UEFA-n e FIFA-n. Kjo ngjarje ka mundur të kenë ndikim edhe në ekipin tonë’’, tha thënë Ademi për ATV-në