Site icon PrishtinaPress

Afrona shfaqet e buzëqeshur në Instagram, por çfarë bën unaza në gishtin e martesës

Modelja dhe bllogerja Afrona Dika është shfaqur e buzëqeshur në rrjetet sociale. Por, ajo që bie në sy të modelja është se në gishtin e fejesës Afrona ende mban një unazë – a është ajo unaza e martesës  

Ajo ka postuar disa foto gjatë ditës së sotme, teksa shumica e tyre kanë qenë të bazuara në thënie për “vajzat”.

“Vajzat e lumtura – janë vajzat e bukura”, ka shkruar ajo në njërën prej legjendave në këto foto.

“Prapa një gruaje të fuqishme qëndron vet ajo grua”, ka qenë një tjetër dhe në fund ajo ka postuar një fotografi më serioz e ku ka shkruar “Me thanë ta postojë këtë foto por mund ta shlyej më vonë”.

Duket se Afrona kështu ka dashur ta festojë “Ditën Ndërkombëtare të Vajzave”, e cila festohet më 11 tetor.

Ajo po ashtu ka postuar një video kur ajo ishte e vogël.

Por, ajo çfarë ka rënë në sy në njërën prej fotografive ka qenë një unazë që modelja e ka shfaqur në njërën prej fotografive të saj.

Kujtojmë se Afrona gjatë këtij viti i dha fund martesës me këngëtarin Blero, me të cilin ishte martuar para tri viteve. Por, kjo unazë a është ajo nga martesa e saj me Bleron apo modelja ka gjetur të dashur të ri.

Exit mobile version