Ndonëse e kishte pranuar lidhjen e re dhe identiteti i tij ishte zbuluar prej kohësh nga mediat, Afrona Dika e prezantoi për herë të parë James, ditën e djeshme, duke publikuar foton e parë zyrtare si çift.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bleros, i cili nuk ka kursyer një “thumb” kundrejt ish bashkëshortes së tij.
“E shijova mendjen e saj dhe kuptova se kisha vdekur nga uria gjatë gjithë jetës sime.”, ka shkruar artisti, i cili po ashtu ka pranuar lidhjen e re por ka vendosur ta mbajë sa më private.
Në anën tjetër foto e Afronës vie nga pushimet e tyre të para si çift ku si destinacion kanë zgjedhur Turqinë.