Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se kjo komunë tashmë ka Komandantin e ri të Stacionit Policor.
Në këtë pozitë është emëruar, Afrim Sylaj. I pari i komunës, Bali Muharremaj e ka uruar për postin e ri komandantin Sylaj.
“Kapiten Afrim Sylaj tashmë është Komandant i Stacionit Policor në Suharekë.
Sot e kam uruar për detyrën e re, duke i uruar suksese në punë.
Siguria e qytetarëve është prioritet edhe i institucioneve komunale, prandaj angazhimi i përbashkët nuk do të mungoj”, ka shkruar Muharremaj.