Njëri nga këngëtarët më të mëdhenj të skënës sonë muzikore, Afrim Muçiqi sot feston ditëlindjen e tij të 48-të. Afrimi si duket është sikur verëra, ‘sa më e vjetër më e mirë’. Edhe Afrimi sa më shumë që vitet kalojnë, ai gjithnjë më shumë na sjellë hite dhe është prezent në ambientet tona familjare për gëzime të ndryshme.
Ai ndihet shumë i ri dhe në formë dhe siç thotë vet Afrimi ‘tani sa kam filluar të këndoj’ duke shtuar se publiku është ai i cili e mban në formë dhe harron vitet.
”Që nga mëngjesi i sotëm shumë miq dhe shumë simpatizantë më kanë shkruar dhe uruar dhe kam marrë urime nga më të ndryshmet. Bile njeri më pyeti edhe sa vjet do të këndoj dhe iu përgjigja edhe 48 vjet të tjera, por atij iu duken pak”, tregon Afrimi për PrishtinaPress.eu.
Edhe Albioni djali i madh i Afrimit i cili po ndjek hapat e të atit në muzikë, i ka uruar atij duke e quajtuar baba’n më të mirë në botë./PrishtinaPress.eu
Shihni urimin e Albionit: