Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Alternativës, sot derisa u mbaj një mbledhje e Kuvendit Qendror të këtij subjekti politik në Maqedoninë e Veriut.
Në njoftim thuhet se arsye se pse dha dorëheqje Gashi ishte kandidimi i tij për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror të Alternativës, të mbajtur të enjten (më 23 maj 2024), mes tjerash, u diskutua edhe kandidatura e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
“Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë”, thuhet në njoftim.